Nuk futet në lojën e premtimeve por Carlo Ancelotti mban lart moralin e tifozëve të Napolit. Blutë kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri ndërsa tekniku i mirënjohur është ndalur duke analizuar merkaton në hyrje dhe në dalje: “Dëshirojmë të bëjmë më mirë se vitin e shkuar, jam i bindur se do ta bëjmë diçka të tillë. Këtë vit jemi më të qartë, do të kemi ndonjë element më shumë, skuadra do të jetë më e mirë. Champions apo kampionat? Do ti tentojmë të dyja”, u shpreh Ancelotti duke u ndalur më pas te emri më i lakuar këtë periudhë, James Rodriguez:

James
James

“Shpresoj që të vij, e njoh shumë mirë, është një lojtarë i aftë të luaj në të gjithë pozicionet e mesfushës. Numri 10? E rëndësishme është që të vijë, nuk ka rëndësi numri. Duhet kohë dhe durim”. Trajneri i Napolit u ndal më pas duke folur dhe mbi shkëmbimin e mundshëm Icardi-Insigne: “Nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë. Lorenzo është kapiteni i Napolit, do të jemi të gjithë të lumtur nëse qëndron me ne. Jemi lidhur me shumë emra por problemi është se në këto nivele janë shumë skuadra të interesuara, nuk jemi vetëm ne. Në këtë pikë të merkatos ka shumë lojtarë që dëshirojnë të vijnë të Napoli, ka të tjerë që presin fillimisht për oferta të tjera për të vendosur përfundimisht. Në dëshirojmë lojtarë funksional dhe të motivuar”.

Hysaj
Hysaj

Në fund Ancelotti foli dhe për merkaton në dalje: “Nuk e di nëse Verdi do të shkoj te Torino, por momentin po stërvitet mirë me ne. Në këtë moment kemi tre mbrojtës të djathtë: Di Lorenzo, Malcuit dhe Hysajn. Majtas kemi Mario Rui dhe Ghulam. Hysaj do të mbërrijë në Dimaro më datë 12 korrik. Ne nuk duam të shesim askënd, por po marrim në shqyrtim ndonjë kërkesë të mundshme që kanë lojtarët”, theksoi Ancelotti duke lënë të kuptohet se nuk do të shqetësohej aspak nëse Hysaj qëndronte te Napoli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb