Të tjera detaje zbardhen lidhur me skemën e shitjes së diplomave false nga kolegji Wisdom. Autoritetet italiane kanë arrestuar 9 shtetas italianë, mes të cilëve edhe pronarin e kolegjit universitar Wisdom në Shqipëri, në kuadrin e hetimeve mbi atë që konsiderohet si skandali i shitjes së diplomave.

Por në skemën e zbuluar rezulton që është i përfshirë edhe një zyrtar, që dyshohet se kundrejt ryshfetit ka akredituar kolegjin.

Autoritetet italiane po hetojnë rreth 41 persona që dyshohet se janë përfshirë në skemë, ndërsa hetimet përfshijnë edhe veprimtarinë e dy kompanive me seli në Foxhia dhe Romë.

Hetimet po kryen lidhur me akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh korrupsion e pastrim parash.

Mes të arrestuarve është edhe pronari i Kolegjit Universitar Wisdom me qendër të Tiranë dhe Savino Cianci, si dhe gruaja e tij Lucia Catalano. Gjithashtu janë arrestuar Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa.

Dyshimet janë se në skemë përfshihet edhe një zyrtar.

Sipas mediave italiane, çifti Cianci-Catalano i dhanë si ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare, një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro.

Nga hetimet e autoriteteve italiane dyshohet se për çdo certifikatë apo diplomë paguheshin 8 mijë euro. Kualifikimet ishin të ndryshme: mësimdhënie mbështetëse, diplomë në kriminologji, diplomë hotelerie dhe specializime të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb