Fatma dhe Elvisi janë në familjen Paça në Has. Drama është e rëndë. Vajza e vogël Lediona, vuan si vëllezërit nga kistet në veshka por edhe diabeti në stad të avancuar. Fatmës i thotë se ka ftohtë dhe dhimbje. Për të stabilizuar gjendjen e saj i duhen katër insulina në ditë.


“Je mëzitur këtu ti zemra?” Fatma i thotë vogëlushes fjalë zemre. Gruaja i tregon Elvisit dhe Fatmës kushtet e vështira të shtëpisë, një plastmas i mbron nga i ftohti.



“Në dimët bora shkon gjysmë metër. Fëmijët nuk i kam vizituar. Vajzën e çoj në Tiranë se në Kukës nuk ka pediatër”. Elvisi takon djalin dhe i thotë disa fjalë “të kam dëgjuar që the më është mërzitur jeta, shumë gabim e ke, asnjëherë nuk duhet ta thuash këtë, jeten duhet ta bëjmë sa më optimiste, ti gjejmë rreze, do ti shtrëngojmë duart bashkë. Tani që babi nuk është ti duhet të jesh më i fortë, që sopt e tutje do themi që jemi të forte dhe do ta cojmë jetën përpara, nuk do të lëmë vetëm. Do jemi të gjithë bashkë”.

Elvisi dëgjon gjyshen që heq me shpirt e i thotë “duhet të gjejmë forcë për fëmijët,  ke kaluar ditë të vështira, djali na la në rrugë të madhe me këta fëmijë. Nuk jam gëzuar një ditë.

“Të kanë rënë të gjitha hallet moj nënë, ne ndihemi ngushtë kur shikojmë fëmijët pa baba, ata nuk kanë shance të barabarta me fëmijët e tjerë. Sado që duket jeta kështu, gjërat do rregullohen. Kemi ardhur me qëllime të mira. Ju jeni në vështirësi e ju kanë rënë halle të mëdha. Kanë nevojë fëmijët për ty, je shtylla në familje” i tha Elvisi.

“Ti nënë ke një shpresë në sy. Sapo pe Elvisin të shndëritën sytë” i thotë Fatma

Por Elvisi dhe Fatma i marrin të gjithë më vete për në Tiranë. Një apartament i bukur  dhe i ngrohtë i pret “Spitali është pranë vetëm 5 minuta”. Këtu i pret Sidrit Bejleri “Ejani brenda dhe e gëzofshi shtëpinë e re”.

Askush nuk mund ti përmbante dot lotët pas kësaj. “Pas vështirësive të mëdha, vijnë edhe lehtësira”. Ata i kanë vizituar edhe disa miq të emisionit, familja nga Malvilza është zhvendosur në këtë pallat disa muaj më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb