Shqiprim Taipi, i cili së fundmi luante në Kazakistan me skuadrën e Zhetysu Taldykorgan, ka vendosur të rikthehet në futbollin kosovar, duke nënshkruar me Gjilanin.

Do të jetë hera e dytë që ai do të veshë fanellën e Gjilanit, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Prishtinën.

Në Shqipëri, Taipi ka luajtur me skuadrat e Skënderbeut dhe Kukësit dhe në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës,  Horizont Turnovën dhe FC Shkupin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb