Me votat e tifozëve të Liverpul Dejan Lovren është shpallur futbollisti i muajit te Liverpul. Pritej që këtë çmim ta merrte egjiptiani Muhamed Salah por çuditërisht mbrojtësi kroat ka qenë më i vlerësuari për mbështetësit e “the reds”.

Në fakt ajo që habit më shumë është se Dejan Lovren muaj më parë është kërcënuar me jetë nga tifozët e Liverpul për paraqitjet e dobta. Gjithsesi ky moment delikat ka kaluar dhe për mbështetësit e Liverpul Dejan Lovren ka kaluar nga “ferri në parajsë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb