Lord Mandelson, i cili u emërua komisioner për Tregtinë i BE-së në 2004, u informua se si një homolog i tij në Komisionin Europian, e kalonte kohën me një “ish-prostitutë elitare” dhe një tjetri i pëlqente “të shkonte në pijetore”.
Politikani laburist kishte kërkuar një informim për përfaqësuesit e vendeve të tjera, si e kalonin ato kohën dhe “çfarë mund t’i dallonte”.
Dokumentet e publikuara në Arkivin Kombëtar tregojnë se pas emërimit të tij në vitin 2004, Lord Mandelson kishte dashur të “dinte hollësi për kolegët e tij”.
“Kjo shkonte përtej biografive të dërguara tashmë në FCO. Ai do të donte të dinte për politikën e tyre, personalitetin e tyre, interesat e tyre larg punës, çdo qëndrim të njohur ndaj Britanisë së Madhe – me pak fjalë, çfarë i bën ata të dallojnë”, shprehet Kim Darroch, në atë kohë kreu i Sekretariatit Evropian.
Pasi ambasadorëve iu kërkua të jepnin përgjigje deri në fund të javës, një nga përgjigjet erdhi nga Budapesti me një biografi të Laszlo Kovacs, komisionerit hungarez të BE-së.
Pas detajimit të karrierës së tij politike, një zyrtar shtoi se “jeta e tij personale është e ndërlikuar”.
“Ai është i martuar me një vajzë, por në mënyrën tipike hungareze kalon më shumë kohë me të dashurën e tij, një ish-prostitutë elitare, e cila pritet ta shoqërojë në Bruksel. Ai ka një pasion për makinat: ministrisë iu desh të merrte një dispenzim të posaçëm buxhetor nga Parlamenti për të blerë një Saab si makinën e tij zyrtare. Kovacs këmbëngul ta drejtojë vetë”.
Një tjetër përgjigje erdhi nga Riga, ku Ingride Udre, komisionerja letoneze, përshkruhej si “një 40-vjeçare elegante dhe e gjallë”.
“Ajo shqetësohet për shtimin e saj në peshë. Ajo është krenare për vendin e saj dhe traditat rurale të Letonisë. Ajo pëlqen të këndojë. Krenaria e saj shkon te nacionalizmi. Megjithatë sharmi i saj nuk fshihet nga të gjithë”.
Shënime të tjera përfshinin një përgjigje nga Ljubljana që përshkruan Janes Potocnik, komisionerin slloven.
“Janes Potocnik është i ri, i zgjuar, i aftë dhe shumë sportiv. Ai nuk pëlqen ceremonitë. Atij i pëlqen ushqimi i tij dhe të shkojë në pijetore”, thuhet në dokumentet e publikuara.