Bayern Munich i bën një mbyllje thuajse perfekte sezonit, sigurisht pa Champions League, sezoni nuk mund të quhet i plotë, por ndryshe nga vitet e fundit, këtë sezon, Champions nuk ishte një prioritet, pasi dihej që klubi po bëhej gati për një kalim brezash, për nisjen e një projekti të ri. Pasi siguruan titullin në Bundesligë javën e fundit, Bayern hipotekoi dhe Kupën duke mbyllur një tjetër sezon me dopejtë trofesh.


Bayernjpg
Bayernjpg

Për Bayern kjo ishte herë e 12 në histori që bën dabëll, askush nuk ka bërë më mirë se sa ata në 5 kampionet më të rëndësishme në Europë. Menjëherë pas triumfit kundër Laipzig, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar trajnerin Niko Kovac për sezonin e ardhshëm:


Niko Kovac
Niko Kovac

“Niko do të vijoj të jetë trajneri ynë, nuk ka qenë kurrë në diskutim. Në fund në shtëpinë e Bayern kanë rëndësi vetëm trofetë”, u shpreh Rummenigge duke u ndalur më pas te një tjetër çështje e diskutuar, Leory Sane, një nga lojtarët që ka përfunduar në fokusin e Bayern:


Sane
Sane

“Do ta provojmë, por nuk mund t’iu premtoj se do t’ia dalim, u shpreh drejtori i klubit bavarez. Sipas “Sky Sport”, Bayern e ka bërë tashmë ofertën e parë zyrtare për Sane, një çek prej 80 milion eurosh për të bindur Man.City të heqin dorë nga sulmuesi gjerman.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb