Në rubrikën “Opinion” në News24 është diskutuar lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë kur një nxënës 14-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, rreth 150 metra larg shkollës Fan Noli.
Të dy nxënësit, si viktima ashtu edhe autori i dyshuar ishin nxënës në këtë shkollë.
Gerti Janaqi, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, tha se po punohet për një projektligj për të kufizuar përdorimin e internetit apo rrjeteve sociale, bazuar te mosha e fëmijëve.
Por kjo ide nuk u përkrah nga profesori i njohur, Edmond Dragoti, i cili u shpreh se nuk zgjidhen çështjet duke vënë kufizime në aplikacionet e internetit.
Gerti Mullai nga Policia e Shtetit tha se po shikohet mundësia që në momente të caktuara, në klasa dhe shkolla të caktuara të aplikohen kontrolle të befasishme nga oficeri i sigurisë në shkolla, apo stafet e shkollave.
Debati
Gerti Janaqi: Po punohet për miratimin e një projektligji për të limituar përdorimin e rrjeteve sociale, pra do të kufizohet përdorimi në bazë të moshës.
Edmond Dragoti: Nuk zgjidhet kjo duke vënë kufizime në rrjetet sociale. Duke vendosur limite ne kufizojmë njohuritë e fëmijëve, zhvillimin e tyre. Duhet që edhe prindërit edhe mësuesit të jenë ndonjëherë prezent në komunikimet virtuale të fëmijëve. Ndalimi ka efekt të kundërt te adoleshenti. Adoleshenti ndaj kundërshton prindin vazhdimisht.
Gent Mullai: Në shkolla ka zinxhir sigurie që nuk është vetëm oficeri i sigurisë. Ka një çedim në këtë historinë. Ndoshta ka ardhur koha që të rifreskohet kjo paketë sigurie. Nuk bashkëpunon policia me shkollën për të fshehur ngjarjen. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është marrë me ekspertët më të njohur. Në rast se do të identifikohet se personi që ka hyrë me thikë në shkollë kjo është edhe më shqetësuese. Patjetër që do të ketë një ndryshim, të ketë kontrolle të befasishme në klasa apo shkolla të caktuara, pa i vënë në dijeni nxënësit. Ngjarja që ka ndodhur nuk kalon lehtë nga Policia e Shtetit, këtu luhet jeta e fëmijëve tanë. Duhet të marrim masa të gjithë, duhet të jemi barrikadë kundër së keqes. Të gjithë aktorët dhe faktorët duhet të bëjnë detyrën për të parandaluar këto ngjarje.
Igli Çelmeta: Po këto masa nuk duhen mbetur vetëm në letër.
Edmond Dragoti: Nuk duhet të harroni edhe faktin se ka shumë prindër që nuk janë dakort që të kontrollohen çantat e tyre.
Gent Mullai: Kjo ngjarje është këmbanë alarmi që duhet të reflektojmë të gjithë. Duhet ndihma dhe kontributi i të gjithëve, por ne nuk mund të jemi kudo, duhet të ketë sinjalizime nga të gjithë qytetarët kur shikojnë ngjarje që nuk shkojnë. Ishin nxënës të mirë në mësime.
Igli Çelmeta: Çrëndësi ka nëse janë nxënës të mirë në mësime, pse nuk janë lajmëruar prindërit për konfliktin që ka ndodhur? Nuk vlen hetimi, për çfarë ju duhen për statistika në letër.
Gerti Janaqi: Duhet një rishikim i të gjitha protokolleve.Kërkohet një ndërveprim shumë herë më i fortë me prindërit. Nëpërmjet e-albania çdo prindi i shkohet në celularin e vet lista e notave. Por mund të jetë një platformë ndërveprimi që mund të aplikohet. Duhet një ashpërsim i masave ligjore. Nuk di të them nëse duhet të ketë ose jo kontroll fizik.