Humbja e pësuar ndaj Valbonës në stadiumin “Vëllezërit Gega” u konsiderua surprizë për krutanët. Duke qenë se Valbona i ka dhënë lamtumirën Kategorisë së Parë, u mendua se fitorja do të anonte nga Kastrioti, por ndodhi e kundërta.
Hapi fals i hedhur në ndeshjen e fundit ka bërë që skuadra krutane të zbresë një shkallë në klasifikim, duke zbritur në zonën “play out”. Rezultati i arritur në ndeshjen e fundit ndryshon edhe objektivat e skuadrës.
Deri pak javësh, krutanët llogariteshin të ishin në gjashtëshen e parë, por tashmë lufta do të përqendrohet për t’iu larguar zonës “play out”. Në këtë mënyrë, ndeshja ndaj Kukësit merr rëndësi primare për të besuarit e Himës. Një fitore të mundshme të krutanëve në këtë derbi mbijetese dhe një hap flas i dibranëve në Fier, kthen qetësinë e duhur te Kastrioti.
Krutanëve u mungon fitorja nga 19 janari ndaj Kukësit. Nga kusi i fazës së dytë te Kukësi i fazës së tretë bëhen 69 ditë pa fitore për Kastriotin.