Një mënyrë shumë e mirë për të thënë të mos i flasësh nga ai vesh, sepse nuk dëgjon. Është kjo ideja e kësaj vajze, përdoruese e Imgur, me emrin e raingoose, e cila ka gjetur një vlerësim të madh në rrjet për gjenialitetin dhe autoironinë me të cilën përballon problemin që ajo ka me dëgjimin.

Shurdhe nga veshi i majtë, e reja ka bërë tatuazh një simbol, që të gjithë e njohin, “shurdhe’, pikërisht mbrapa veshit të majtë, për të evituar ti shpjegoj të gjithëve, që nga ai vesh është e kotë ti flasësh.

‘Sepse jam shurdhe nga një vesh dhe mendova se është një mënyrë e mirë për ti treguar të tjerëve të mos më flasin nga e majta’ ka shkruar duke postuar foton e saj në rrjetin social.

Fotoja e saj ka mbledhur në pak ditë më shumë se 2 milion e 700 mijë shikime dhe pothuajse një mijë komente. Kështu ajo ka zbuluar se nuk është e vetmja, që ka një ide gjeniale të tillë.

Edhe një vajzë tjetër puggless 2, ka postuar një foto me të njëjtin tatuazh, ndërsa një djalë ka zgjedhur simbolin e mikrofonit të fikur si tatuazh.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: