Pjesëmarrja në Maratonën e  Tiranës është kthyer tashmë në një trend edhe për shumë personazhe të njohur të jetës publike dhe të ekranit.


Krahas pjesëmarrjes së vetë Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, sot garuan edhe shumë personazhe të njohur.


Politikania e njohur nga Kosova Mimo Kusari Lila nuk mungoi as këtë vit në Maratonën e Tiranës duke ardhur bashkë me familjen e saj. Mes tyre bie në sy Ledion Liço, i cili ndonëse sapo është bërë baba për herë të dytë, ka vendosur që të garojë duke arritur edhe që ta përfundojë atë të plotë. Nga media bie në sy edhe gazetari Endri Xhafo dhe prezantuesi dhe aktori njëkohësisht Eni Shehu.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një tjetër pjesëmarrëse me mjaft sharm ishte dhe prezantuesja bukuroshe Xhesika Trola, e cila tregoi me performancën e sotme se jo më kot ka edhe ato linja perfekte që i shohim në ekran. Një tjetër emër i njohur për publikun ishte edhe blogerja bukuroshe Alba Hodo, që sot ishte veshur sportive. Por pjesëmarrës ishin edhe shumë ambasadorë dhe konsujt, ku ra në sy edhe ambasadori i Japonisë Makoto Ito.

Ndërkaq, Redi Jupi, ish kapiteni legjendar i Dinamos, ndonëse ka shumë vite tashmë që ka varur këpucët e futbollit, tregoi me pjesëmarrjen e tij në Maratonë se falë punës mund të ruhet forma e mirë dhe se vitet janë vetëm numër. Gjithashtu, në garë morën pjesë edhe rreth 200 ushtarakë bashkë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollcaku.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb