Pas Fierit, edhe në Durrës një pronë e sekuestruar personave me precedentë penale do të përdoret për qëllime sociale. Mjediset që më parë përdoreshin si lokal nate në lagjen nr.1 të qytetit, tashmë janë kthyer në kafe dhe biblioteke që menaxhohen nga një grup të rinjsh. Gjatë ceremonisë ambasadori i BE në vendin tone Luigi Soreca, tha se ky inaugurim mund te jete një hap i vogël në punën qe Shqipëria ka për çeljen e negociatave për anëtarësim ne BE.

“Ky është një hap i vogël për një punë shumë të madhe që duhet të bëjë Shqipëria. Fakti që në tetor Këshilli Europian mori një vendim negativ për vendin nuk duhet parë si fundi i rrugëtimit, por si një fillim i ri për të përmbushur detyrat që vendi të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm për hapjen e negociatave. Ju siguroj që do të keni mbështetjen e Bashkimit Evropian për të konfiskuar pasuritë e siguruara në rrugë të paligjshme”, -tha Soreca.

KinFolk Coffee Library është një projekt i ri qe është mbështetur nga misioni i BE ne vendin tone dhe partneret për ndryshimin dhe zhvillimin. Per te ripërdorur pronat e sekuestruara nga persona te lidhur me krimin ndihmon projekti Cause, i cili ka si qëllim përdorimin e tyre për çështje sociale. Ne kuadër të këtij projekti se shpejti do te veprohet në mënyrë të ngjashme edhe në qytetin e Sarandës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: