Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm, në një pallat në lagjen “Ali Demi”, 29-vjeçarin nga Vlora, Taulant Manaj, i cilësuar si një njeri me rrezikshmëri të lartë. Në të vërtetë, i riu rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë, pasi është përballur disa herë me të.


Taulant Manaj, i cili njihet edhe me emrin Taulant Beqiraj, ishte përfshirë në shkurt të 2018-ës në një konflikt me armë mes dy bandave në Vlorë, por ishte lënë i lirë nga gjykata, duke caktuar masën “arrest shtëpie”.


Në qershor të 2018-ës, ai kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, ndaj dhe u arrestua nga policia, teksa qarkullonte në Vlorë me armë zjarri pa leje. Edhe pse u arrestua për herë të dytë, ai u la sërish në “arrest shtëpie”.


Ndërkohë, në shtator të vitit 2018, Gjykata e Vlorës vendosi ta rikthejë në burg Taulant Manajn, por i riu arriti t’i arratisej policisë dhe të shpëtonte sërish nga drejtësia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb