Kreu i shoqatës së personave të pagjetur në Mitrovicë, Bajram Qerkini, thotë se nga lufta e fundit, nga kjo komunë, 9 fëmijë të moshës së mitur mungojnë ende.

Qerkini që nuk bënë të ditur emrat e fëmijëve me kërkesë të familjareve, thotë se fëmijët e zhdukur trajtohen si një kategori tjetër për dallim nga ata që në luftë ishin zhdukur nga serbët në moshë madhore.

Por numri i atyre që Serbia i zhduku pa gjurmë në të gjithë Kosovën del të jetë goxha i madh. Të zhdukur vetëm nga viti 1999 sipas kryetarit të komisionit të të pagjeturve Prenk Gjetaj janë 91.

E derisa nuk ka gjurmë për fatin e këtyre që si fëmijë u zhdukën Gjetaj e pranon se mund të ketë dyshime.

Sido qe të jetë edhe Gjetaj edhe Qerkini thonë së çështja e kësaj kategorie është ngritur disa herë takimet e me palën serbe por vazhdon të mos ketë dhënë rezultat.

Të dy vlerësojnë që institucionet duhet të angazhohen më shumë dhe të bëjnë trysni tek ndërkombëtarët që fati i 1665 personave që vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur të zgjidhet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: