Historia e trishtë e familjes Alushi në Ballsh ka vënë menjëherë në lëvizje stafin e “Shqiptarëve për shqiptarët” në News24. Në një ditë me shi Fatma dhe Elvisi i kanë vizituar brenda magazinës ku jetojnë.



Elvisi: Ne kemi ardhur të hapim një derë të bukur. Këtu qenka frikë ditën jo më natën.
Laureta: Magazina është shumë e ftohtë, në dhjetor ishim familjarisht në spital. Një natë jemi tmerruar pasi një mace lëvizte, mendova se dikush po më futej në shtëpi.
Fatma: Më thoni një ëndërr që keni?
Vajzat: Duam një shtëpi, kemi turp nga shoqet kur e shikojnë. Nëse do ta kishim një shtëpi do na ndryshonte jeta. Do kisha ëndrra të tjëra.
Gjyshja: Mbesat mezi mësojnë kanë ftohtë.


Elvisi: Kur ju gëzoni gëzojnë gjithë shqiptarët!
Vajzat i tregojnë Elvisit çatinë e rrënuar. Jashtë bie shi, që futet brenda.
Elvisi pyet 10-vjeçaren: Si e ke menduar jetën tënde? E ke menduar se do të keni ndonjëherë një banesë ku mos të vijë përroi në mes të shtëpisë?
Vajza: Po e kam menduar
Elvisi: Ditët që do vijnë do jenë më të bukura. Tani bëhu gati do dalim do shkojmë diku.

Tre fëmijët dhe Laureta nuk janë në dijeni për surprizën e madhe që i pret.
Elvisi: Ne u larguam nga ai ferri atje, nga magazina. Këta tre engjëjt e tu nuk mund të vazhdonin të jetonin atje. Fatma do të dorëzojë diçka.
Fatma: Urdhëro është çelësi që hap ëndrrën tënde.
Laureta: Të falënderoj më gjithë zemër, ishte ëndërr, nuk e mendonim kurrë se do ta kishim këtë një ditë. Faleminderit ata që kontribuuan për fëmijët e mi sot.

Elvisi: Këtu në qytet do integroheni si gjithë të tjerët pa asnjë lloj diference. Kur bashkohemi bashkë ne bëjmë mrekulli.
Fatma: Ju e meritoni këtë banesë, është një dritare ku ju do të shikoni një të ardhme ndryshe. Vajza Kristina është një vajzë e fortë tashmë do jetë ndryshe çdo gjë.
Laureta: U realizuar ëndrra e djalit, më thoshte do bëj një punë që të ndërtoj një shtëpi.

Familja Alushi, tashmë kanë një banesë të ngrohtë. Shqiptarët u rikthyen buzëqeshjen e munguar.

(BalkanWeb)