TIRANE

Në ndryshim nga seancat e kaluara sot në parlament, bënë betimin si deputetë si nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca. Nga radhët e opozitës, janë Halil Valteri ,Selami Jenisheri, Besnik Troplini të dalë nga listat e PD në zgjedhjet e 2017, e që pranuan mandatin e deputetët pas vendimit të opozitës së bashkuar për a dalë jashtë parlamentit. Gjithashtu nga radhët e LSI, betimin si deputet e kryen sot në seancë Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Suzana Topi


Ndërkohë zgjedhjet vendore, kanë nxjerrë jashtë parlamentit 4 deputetë socialistë, të cilët do të garojnë në procesin zgjedhor të 30 qershorit. Kështu në seancë plenarë morën zyrtarisht mandatin duke kryer  betimin, Eljo Hysko i cili merr mandatin e Rakip Sulit që kandidon për Bashkinë e Kamzës, Adriana Jaku zë vendin e  lënë bosh nga  Pjerin Ndreu, të cilit PS i ka besuar Bashkinë e Lezhës.


Po ashtu si deputet i ri në Kuvend u betua sot edhe Florenc Spaho i cili merr mandatin e Nuri Belbës që kandidon në Prrenjas, si edhe Ardit Konomi merr mandatin e Ilir Xhakollit, i cili më 30 qershor do të kandidojë për Bashkinë e Pogradecit.


(BalkanWeb)