Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në Kuvend se një prokuror në Durrës bashkëpunon me bandat kriminale dhe shantazhon nëpunësit e shtetit, ndërsa sot zëvendëskryeministri Erjon Braçe zbuloi se për cilin prokuror bëhej fjalë.

Ishte pikërisht prokurori Arian Ndoja, i cili është prokuror çështjes së ish-drejtorit të Kadastrës në Vlorë, Liridon Pula. Nga Durrësi, ku ndoqi seancën ndaj Pulës, Braçe hodhi akuza të forta ndaj prokurorit Ndoja, teksa tha se është në dijeni të çdo presioni e shantazhi që ka ushtruar ndaj drejtuesve e nëpunësve.

Por, kush është prokurori Arian Ndoja?
Në vitin 2008, Arian Ndoja është emëruar prokuror në Durrës, pasi ishte liruar më parë nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Gjatë kohës që nuk ka qenë prokuror, Arian Ndoj ka bërë avokatin mbrojtës të Arian Selimit, i cili akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine.

Ndërkohë, pas kësaj, prokurori Ndoj u akuzua për një tjetër ngjarjeje të rëndë. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar, ku u dhunua avokati Ilia Ilia, ngjarje pas së cilës u dyshua se qëndronte pikërisht prokurori Ndoj.

Avokati Ilia u dhunua me sende të forta nga dy persona jashtë dyerve të Prokurorisë së Durrësit, menjëherë sapo kishte përfunduar një seancë gjyqësore. Vetë avokati deklaroi se dhunuesit ishin udhëzuar nga prokurori Arian Ndoj. Ajo që e bën më të vërtetë akuzën e avokatit të dhunuar është kjo foto, që “BalkanWeb” sjell më poshtë, ku prokurori Ndoja shfaqet në një foto me shtetasin Mond Voga, i cili u dyshua si dhunuesi i Ilias.

Burime policore thanë në atë kohë se ka qenë vetë avokati, i cili iu ka thënë efektivëve se një nga dy personat që e sulmoi ka qenë Mond Voga. Pas kësaj, policia ka organizuar një aksion për ndalimin e Vogës, por deri më tani nuk kanë mundur të lokalizojnë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb