Jo vetëm Juventus. Në gjurmët e Marash Kumbullës është edhe Lacio. Sipas mediave italiane, klubi roman dhe drejtori i tij sportive, Igli Tare kërkojnë të marrin shërbimet e mbrojtësit të kombëtares shqiptare në fund të sezonit. Futbollisti 19-vjeçar po shkëlqen me Veronën në këtë sezon të Serie A duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdhenj.

Egilhsmxkaa9dxh
Egilhsmxkaa9dxh

Pavarësisht këtij interesimi, Kumbulla nuk do të shpejtojë për të bërë kapërcimin e madh në karrierë. Ai kërkon të luajë me vazhdimësi dhe vetëm në merkaton e verës do të peshojë ofertat. Kjo linjë mbështetet edhe nga klubi veronez, që në fund të sezonit do të presë një ankand për talentin shqiptar. Për këtë arsye, Igli Tare do të fitojë kohë, ndërsa sipas mediave lokale kartoni i Marash Kumbullës vlerësohet nga 15 deri në 20 milion euro. Ndërkohë, “kolonia shqiptare” te Lazio mund të shtohet me një tjetër lojtar duke nisur nga janari.

Nintchdbpict000519761802
Nintchdbpict000519761802

Kjo pasi Igli Tare ka në krye të listës së blerjeve për merkaton e dimrit emrin e Vedat Muriqit. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat përtej Adriatikut, Fenerbahce kërkon 10 milion euro për kartonin e sulmuesit të kombëtares së Kosovës, por Lazio dhe Tare mund të mbyllin marrëveshjen për 8 milion euro. Muriqi ka shënuar shtatë gola në 11 ndeshje me Fenerbahce dhe kjo ka mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdhenj të Europës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb