Kombëtarja e Shqipërisë mbylli vitin 2024 me ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Një kompeticion që nuk shkoi dhe aq mirë, ndërsa momentet më të bukura u përjetuan në Europianin e Gjermanisë.

Pesë janë lojtarët, që kanë marrë minuta për çdo ndeshje të këtij viti. Nga porta në sulm, Mitaj, Asllani, Bajrami, Laçi dhe Asani mund të quhen të preferuarit e Silvinjos.

Kualifikueset e Botërorit kanë tashmë të gjithë vëmendjen te Kombëtarja. Gjithçka do të nisë në mars përballë Anglisë dhe po kundër tyre do të mbyllet në nëntor.

sdsdsd

PANORAMASPORT.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb