Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpalosur vendimet e marra nga qeveria në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi.

Manastirliu ka thënë se tashmë duhet një pakt me qytetarët dhe mediat që të ndiqen të gjitha rregullat nga institucionet.

VENDIMET

”1- Mbyllja e institucioneve arsimore publike dhe jo publike për dy javë

2- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, institucione arsimore, grumbullimet masive në ambiente të hapura apo të mbyllura, konferencat, koncertet, tubimet, dëgjesa publike deri më 3 prill.

3- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga ”zonat e kuqe” të Italisë

4- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë

5- Moszbatimi i urdhërit për vetëkarantinim është i dënueshëm sipas ligjit për parandalimin e sëmnduejve infektive

6- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore, do të kryhen me autorizim të ministrit të Shëndetësisë

7- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët në spital, në ambientet e urgjencës ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve të pacientëve. Me përjashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitalore. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin. Në ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke u trajtuar pacientët ndalohet hyrja e shoqëruesve apo familjarëve me përjashtim kur vjen kërkesa nga Drejtoria Spitalore.

8- 400 milion lekë të cilat vijnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.

Kërkohet më shumë se kurrë një pakt me qytetarët dhe mediat për të ndihmuar në sjelljet korrekte pasi vetëm to, ndjekja e rregullave nga institucionet do të na ndihmojë të evitojmë përhapjen e virusit. Të dëgjojmë me shumë kujdes udhëzimet nga institucionet përkatëse dhë të shmangim kontaktet e shmangshme për të kufizuar shpërndarjen e këtij virusi. është çelësi për ta fituar këtë sfidë. Duhet të shohim dhe mbrapa. Shqipëria i ka kaluar këto sfida si SARS, MERS. Duhet të besojmë tek profesionistët, mjekët.”- tha Manastirliu.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb