TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një album me foto nga vizita e Presidentit të Turqisë në Shqipëri, Rexhep Tajip Erdogan ditën e djeshme, ku u inaugurua edhe xhamia e Naazgjasë.

Rama e cilëson Erdogan “mik të madh të shqiptarëve”, teksa fotot i përkasin momenteve kyçe gjatë vizitës së Erdogan.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me FotoALBUMIN e vizitës së një Miku të Madh të Shqipërisë e shqiptarëve dje në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.

Rama
Rama

Erdogan pati disa takime ditën e djeshme në Tiranë. Ai e nisi me Presidentin e Republikës Bajram Begaj, më pas me kryeministrin Edi Rama deri tek inaugurimi i xhamisë, Dhjetëra besimtarë ishin mbledhur para xhamisë, në pritje të kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman shqiptar.

Xhamia e Namazgjasë konsiderohet më e madhja në Ballkan dhe është realizuar si një dhuratë e popullit turk për besimtarët myslimanë në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: