Krahas punimeve për transformimin e bulevardit “Zogut I” në kryeqytet, Bashkia e Tiranës planifikon edhe zgjidhjen e çështjes së qarkullimit të automjeteve në qendër të qytetit duke ndërtuar unazën e dytë. Nga Shkolla “Qemal Stafa” ku zhvilloi një dëgjesë për buxhetin e vitit të ardhshëm me banorë të kësaj njësie, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se rruga që është te Drejtoria e Policisë dhe që kryqëzohet me rrugën “Myslym Shyri” do të vijojë edhe më tej duke i dhënë frymëmarrje gjithë qarkullimit të mjeteve. “Unaza e dytë është vazhdimi i rrugës së Drejtorisë së policisë që kufizohet me rrugën “Myslym Shyri”. Pra ju e dini që fare mirë ajo që në kohën e Adil Çarçanit është konceptuar si unaza e dytë. Unaza e dytë ndërpritet pasi kalon drejtorinë e policisë dhe kryqëzimin “Myslym Shyri” kthehet në një rrugicë.

Propozimi që ne i kemi bërë gjithë banorëve dhe zhvilluesve: “Eja t’ju japim leje zhvillimore ku pallati që ngre merr të gjithë territorin e shtëpisë, por ama metrat i bën të tërhequr nga rruga”. Duam ta eksperimentojmë aty atë segment dhe të fillojë segmenti i parë serioz i unazës së dytë. Pra dikush që vjen nga “Myslym Shyri” s’ka nevojë të vejë deri te Parku Rinia, por përdor unazën e dytë për të vijuar nëpër lagje sidomos në njësinë 10”, tha ai. Veliaj nënvizoi se skema që do të ndiqet është e njëjtë me atë të Unazës së Madhe, ku ata që pranojnë të tërheqin oborret, do të mund të zhvillojnë tokën duke përfituar disa banesa në pallate. “E dëgjuat atë gruan që tha mora 130 mln lekë. Më falni po me 100 mijë euro mund të marrësh një shtëpi në Vjenë, mund të marrësh një shtëpi në bllok, mund të jetosh shumë mirë në Tiranë kur mendon se e kishte pa leje. Këto lekë s’ti dha as Edi Rama dhe as Erion Veliaj, por taksapaguesit, pra populli dha lekë për dikë që kishte ndërtuar pa leje. Të gjithë njerëzit e kanë kuptuar se ajo është një farsë politike. Jo vetëm kaq, por ata që nuk duan të marrin para dëmshpërblim, por duan që tokën ta shfrytëzojnë duke u spostuar për të bërë pallat, kanë marrë nga 3-4 hyrje. Kjo nuk është për gjynah, por është me të rënë llotaria”, tha Veliaj. Ndërkaq, dy investime të rëndësishme që po realizohen nga ana e Bashkisë janë dhe ai për transformimin me Bulevardit Zogu I dhe për Parkun Rinia.

ryebashkiaku Veliaj tha se ndërhyrja në këtë bulevard do i japë një impuls të ri zhvillimi ekonomik gjithë zonës. “Zogu I parë kufizon njësinë 9 me njësinë 10. Në Zogun I ne do të punojmë gjithë këtë vit që vjen, do ta mbarojmë vitin tjetër. Do të ketë një transformim total edhe të këtij aksi hyrës të Tiranës. Duhet të tregojmë pak durim sa të mbarojë edhe ai aks dhe besoj se dhe aty do të rritet vlera njësoj siç ka qenë rruga e Durrësit dhe rruga e Kavajës”, tha ai, teksa komentoi edhe punimet për Parkun Rinia. “Këtë mandat të dytë përfundojmë Parkun Rinia, është parku kryesor i njësisë 10. Mënyra se si e kemi dizenjuar parkun është duke reflektuar dëgjesën e fundit. Në Parkun e ri Rinia do të kemi një hapësirë të kufizuar me një gardh vetëm për ata që duan kafshët shtëpiake por pa interferuar tek të tjerët, kemi një kënd lodrash fantastik për fëmijët si ai te liqeni. Kemi një hapësirë për të moshuarit, dhe unë besoj se do krijojmë një etalon se çfarë është një park i mirëfilltë urban”, deklaroi Veliaj.

Krahas punimeve për transformimin e bulevardit “Zogut I” në kryeqytet, Bashkia e Tiranës planifikon edhe zgjidhjen e çështjes së qarkullimit të automjeteve në qendër të qytetit duke ndërtuar unazën e dytë. Nga Shkolla “Qemal Stafa” ku zhvilloi një dëgjesë për buxhetin e vitit të ardhshëm me banorë të kësaj njësie, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se rruga që është te Drejtoria e Policisë dhe që kryqëzohet me rrugën “Myslym Shyri” do të vijojë edhe më tej duke i dhënë frymëmarrje gjithë qarkullimit të mjeteve.

“Unaza e dytë është vazhdimi i rrugës së Drejtorisë së policisë që kufizohet me rrugën “Myslym Shyri”. Pra ju e dini që fare mirë ajo që në kohën e Adil Çarçanit është konceptuar si unaza e dytë. Unaza e dytë ndërpritet pasi kalon drejtorinë e policisë dhe kryqëzimin “Myslym Shyri” kthehet në një rrugicë. Propozimi që ne i kemi bërë gjithë banorëve dhe zhvilluesve: “Eja t’ju japim leje zhvillimore ku pallati që ngre merr të gjithë territorin e shtëpisë, por ama metrat i bën të tërhequr nga rruga”.

Duam ta eksperimentojmë aty atë segment dhe të fillojë segmenti i parë serioz i unazës së dytë. Pra dikush që vjen nga “Myslym Shyri” s’ka nevojë të vejë deri te Parku Rinia, por përdor unazën e dytë për të vijuar nëpër lagje sidomos në njësinë 10”, tha ai. Veliaj nënvizoi se skema që do të ndiqet është e njëjtë me atë të Unazës së Madhe, ku ata që pranojnë të tërheqin oborret, do të mund të zhvillojnë tokën duke përfituar disa banesa në pallate. “E dëgjuat atë gruan që tha mora 130 mln lekë. Më falni po me 100 mijë euro mund të marrësh një shtëpi në Vjenë, mund të marrësh një shtëpi në bllok, mund të jetosh shumë mirë në Tiranë kur mendon se e kishte pa leje. Këto lekë s’ti dha as Edi Rama dhe as Erion Veliaj, por taksapaguesit, pra populli dha lekë për dikë që kishte ndërtuar pa leje. Të gjithë njerëzit e kanë kuptuar se ajo është një farsë politike. Jo vetëm kaq, por ata që nuk duan të marrin para dëmshpërblim, por duan që tokën ta shfrytëzojnë duke u spostuar për të bërë pallat, kanë marrë nga 3-4 hyrje. Kjo nuk është për gjynah, por është me të rënë llotaria”, tha Veliaj.

Ndërkaq, dy investime të rëndësishme që po realizohen nga ana e Bashkisë janë dhe ai për transformimin me Bulevardit Zogu I dhe për Parkun Rinia. Kryebashkiaku Veliaj tha se ndërhyrja në këtë bulevard do i japë një impuls të ri zhvillimi ekonomik gjithë zonës. “Zogu I parë kufizon njësinë 9 me njësinë 10. Në Zogun I ne do të punojmë gjithë këtë vit që vjen, do ta mbarojmë vitin tjetër. Do të ketë një transformim total edhe të këtij aksi hyrës të Tiranës. Duhet të tregojmë pak durim sa të mbarojë edhe ai aks dhe besoj se dhe aty do të rritet vlera njësoj siç ka qenë rruga e Durrësit dhe rruga e Kavajës”, tha ai, teksa komentoi edhe punimet për Parkun Rinia.

“Këtë mandat të dytë përfundojmë Parkun Rinia, është parku kryesor i njësisë 10. Mënyra se si e kemi dizenjuar parkun është duke reflektuar dëgjesën e fundit. Në Parkun e ri Rinia do të kemi një hapësirë të kufizuar me një gardh vetëm për ata që duan kafshët shtëpiake por pa interferuar tek të tjerët, kemi një kënd lodrash fantastik për fëmijët si ai te liqeni. Kemi një hapësirë për të moshuarit, dhe unë besoj se do krijojmë një etalon se çfarë është një park i mirëfilltë urban”, deklaroi Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb