Tirana vjen në derbin e kryeqytetit me një ecuri thuajse perfekte. Bardheblute nuk njohin humbje në gjashtë ndeshjet e fundit në kampionat, duke qenë skuadra me ecurinë më të mirë në Superligë. Partizani, kundërshtari i sotëm është pikërisht skuadra e cila i ka shkaktuar bardhebluve humbjen e fundit. Që nga 13 marsi deri në sfidën e sotme, Tirana ka arritur 5 fitore dhe një barazim. Sot në “Qemal Stafa” dy skuadrat vijnë me objektiva të ndryshëm. Tirana luan shanset e sajë për të vazhduar ëndrrën titull ndërsa Partizani luan për një vend në Evropë. Qëllimi i përbashkët, pa diskutim fitorja në derbi, një sfidë që gjithnjë luhet për tu fituar, luhet për tifozët, luhet se cilat do të jenë ngjyrat e kryeqytetit.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb