Aventura e Shqipërisë në Europian përfundoi në fazën e grupeve. Për kombëtaren dhe për çështje të ndryshme në kampin kuqezi foli specialisti i futbollit, Alban Tafaj në “Euro 24” në News 24.

“Nota e Shqipërisë në Euro? Kjo skuadër ka bërë gjëra pozitive, na mblodhi të gjithë shqiptarëve atje, ishte  grup ferri.

Peng kam vetëm ndeshjen e parë. Nëse do kishim guxim më shumë, do kalonim grupet.

Prisja më tepër nga Broja. Mund të kishte kontribuar më mirë në ndeshjen e parë.

Sylvinho është një nga trajnerët e mi të preferuar. Sylvinho i  duhet kombëtares. Rinovimi është në dorën e Sylvinhos, ka punuar, ka dashur të tregojë vlerat vazhdimisht” – tha ai.

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb