Botërori i ka mundësuar disa lojtarëve që falë aftësive të tyre të vendosen në qendër të merkatos. Për këtë arsye “Daily Mail” ka përgatitur një listë me 10 futbollistë që kanë shkëlqyer në “Rusi 2018” dhe që pritet të ndryshojnë skuadër.

1-Ivan Peric, skuadra aktuale: Inter

29-vjeçari ishte një nga futbollistët më të kërkuar të Jose Mourinho-s verën e kaluar, por për shkak të refuzimit të zikaltërve dhe pavendosmërisë së lojtarit kroati mbeti aty ku ishte.

Gjithsesi pas Botërorit ku mëngjarashi la jo pak shenjë pritet që ‘special 1’ të rrisë ofertën për Inter deri në 60 mln euro dhe ky të jetë viti i duhur që kroati të kalojë në “Old Traford”.

perisc

2-Eden Hazard, skuadra aktuale: Chelsea

Belgu ka bërë një Botëror të shkëlqyer për kombëtaren e tij, arriti deri në gjysmëfinale dhe u shpall lojtari i dytë më i mirë i këtij kompeticioni.

Gjithsesi këto nuk janë arsyet e vetme që Real Madrid e dëshiron në “Bernabu”. Kryesorja është largimi i Ronaldos dhe dëshira e lojtarit që dy ditë më parë deklaroi hapur dëshirën për t’i bashkuar “galaktikëve”

Pritet që Fiorentino Perez ta transferojë 27-vjeçarin për një shifër rekord prej 200 mln stërlinash.

hazard

3- Thibaut Courtois, skuadra aktuale: Chelsea

Po ashtu si shoku i skuadrës në kombëtare, por edhe te Chelsea, edhe portieri më i mirë i Botërorit pritet të kalojë te Real Madrid. Për 26-vjeçarin oferta e parë pritet të jetë 30 mln euro, por me shumë mundësi marrëveshja pritet të arrihet kur “galaktikët” e Realit të kënaqin kërkesat e londinezëve për 40 mln euro.

Në “Bernabeu” belgu do të zëvendësonte Keylor Navas, që është në vitet e fundit të një karriere që nisi jo herët.

coutois

4- Ousame Dembele, skuadra aktuale: Barcelona

Francezi u ble verën e shkuar për 135.5 mln euro por kurrë nuk i justifikoi. Herë për shkak dëmtimi e herë se qëndroi në stol, por tani e rëndësishme është 4 ardhmja dhe duket se është larg “Camp Nou”.

Për lojtarin nuk ka oferta konkrete por me shumë mundësi sezonin e ardhshëm ai nuk do jetë në një ekip me Messi-n. Barcelona është në dyshime për formulën e largimit por me shumë mundësi do të jetë huazim.

dembele

5- Alisson, skuadra aktuale: Roma

Një Botëror për t’u vlerësuar për portierin i cili ka tërhequr mjaft vëmendje edhe për sezonin fantastik që ka bërë me italianët. Liverpool, Chelsea dhe Real Madrid janë skuadër e interesuara për të.

Më herët presidenti i Romës ka deklaruar se për shërbimet e brazilianit kërkon një shumë prej 100 mln eurosh.

alisson

6- Damagoj Vida, skuadra aktuale: Besikstas

Ai ishte një luftëtar i vërtetë për kombëtaren e tij në “Rusi 2018”. Aktualisht ai luan në Turqi, por me shumë mundësi sezoni e ri do ta gjej në një skuadër tjetër.

Mediat britanike raportojnë se më të interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit 29-vjeçar është Everton që ka gati 30 mln stërlina për ta transferuar.

vida

7-Christian Pavon, skuadra aktuale: River Plate

22-vjeçari ishte pjesë e Argjentinës në Botëror, por nuk arriti të linte gjurmë. Gjithsesi për të ka një interesim të madh dhe thuhet se Barcelona është gati të bëjë çmendurira.

Sipas raportimeve nga Spanja lidhja që ka me Messi-n ka bërë që katalanasit të mendojnë për ofertë 60 mln euroshe. ‘Pleshti’ e do me patjetër bashkëkombësin e tij në “Camp Nou’.

pavon

8-Quintero, skuadra aktuale: River Plate

Kolumbiani sezonin e kaluar ka qenë i huazuar te Porto dhe ka rënë mjaft në sy, po ashtu edhe me kombëtaren e tij në Rusi. Thuhet se Tottenham dhe Real Madrid e pëlqejnë fantaziztin, i cili ka një klazuolë prej 22 mln stërlinash.

quineto

9-Aleksander Golovin, skuadra aktuale: CSKA Moscow

22-vjeçari ka mahnitur në Botërorin që u zhvillua në vendin e tij. Për këtë arsye Juventus dhe Chelsea po e mbajnë në monitorim dhe për një shifër prej 30 mln eurosh mund ta bëjnë të tyrin.

golovin

10-Hirving Lozano, skuadra aktuale: PSV Eindhoven

Për sulmuesin e Meksikës raportohet se i interesuar është Tottenham. Lozano ishte autori i golit kundër Gjermanisë në Botëror që i dha fitoren ekipit të tij dhe për këtë arsye në adresë të klubit holandez përveç anglezëve pritet të mbërrijnë oferta të tjera.

lozano

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb