Deputetja demokrate Flutura Açka e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 të moderatores Ola Bruko, duke folur për diskutimet mes maxhorancës dhe Rithemelimit, deklaroi se opozita nga platforma e madhe përfundoi në një Nënkomision.

Açka theksoi se Reforma Zgjedhore u dështua, ndërsa shprehu keqardhje për faktin se u ngritën vetëm 2 Komisione Hetimore, ndërsa u lanë në hije dy të tjerë.

“Nuk ka pasur ftesë për të marrë pjesë në Komisionet Hetimore. Ka pasur ftesë për karrige në tryezën që po zhvillohen. Dua të them se Komisionet Hetimore janë armë të rëndësishme në duart e opozitës, patjetër. Por, pyetja ime ishte pse nuk u ngritën 4 Komisione hetimore? Nga platforma e madhe shkuam në një nënkomision. Zgjedhoren e dështuan, nuk dhanë ndonjë opsion. Te Nënkomisioni duhet të marrin pjesë edhe partitë e vogla.

E gjitha nuk është aq produktive, as për popullin shqiptar dhe as për opozitën. Ne si PD zyrtare nuk kemi zbritur në nivelin më jep e të të jap. Kam vënë re se Themelimi thotë se pjesa tjetër është pakicë, ka tentativë për të shkatërruar Reformën Zgjedhore, duan të bëjnë projekte, që nuk janë në interes të shqiptarëve. Për mua, tryezat që nuk kanë as emra janë të dyshimta. Rama për amnistinë penale tha se do të peshkojë vota e kjo është skandaloze. Bashkim mes demokratëve? Këtij diskutimi i është vënë vija e kuqe”, deklaroi Açka.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: