Nga Paul Pogba, te Romelu Lukaku dhe Mauro Icardi. Juventus po punon në disa pista për të bërë goditjen e fundit të madhe në këtë sesion të merkatos së verës. Nëse transferimi i mesfushorit francez dukej I pamundur, situata ka ndyshuar të hënën, kur drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” udhëtuan drejt Manchester për të mbyllur shitjen e Mario Mandzukic.


Pogba Wants Big
Pogba Wants Big

Gjatë takimit, ata kuptuan se ekziston edhe një tjetër mundësi për të rikthyer Pogba në Serie dhe përveç kartonit të sulmuesit kroat, ofruan atë të Blaise Matuidi dhe një çek me 60 milion euro. Një ofertë e rëndësishme, por ende nuk ka një përgjigje nga Manchester United. “Djajtë e Kuq” vazhdojnë të rezistojnë edhe për Romelu Lukaku, një tjetër objektiv i madh i Juventusit.


Romelu Lukaku 1
Romelu Lukaku 1

Kampionët italianë dështuan në shkëmbimin mes sulmuesit belg dhe Paulo Dybala, teksa tani janë gati të paguajnë 80 milion euro për të marrë shërbimet e tij. Gjithçka do të vendoset brenda 48 orëve, kur mbyllet zyrtarisht merkato në Premier League, por në klubin bardhezi nuk duan të kapen në befasi.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë mënyrë, kthehet një tjetër histori e vjetër dhe që në fillim të verës bëri shumë zhurmë. Mediat italiane kanë nisur të flasin sërish për një shkëmbim mes Paulo Dybala dhe Mauro Icardi. Duke qëndruar në atë që raporton prestigjozja “La Gazzetta Dello Sport”, sulmuesi Interit ka edhe “bekimin” e Cristiano Ronaldos, që kërkon të luajë përkrah tij në repartin ofensiv.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb