Nga Elda MENGA
Pas viteve të tëra larg Partisë Demokratike, Preç Zogaj rikthehet sërish. Analisti renditet i 5 në listën e Qarkut të Lezhës e cila kryesohet nga ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi.

E dyta në listë, juristja Lindita Metaliaj rrjedh nga një familje e djathtë me emër në zonën e saj, ndërkohe Anton Frrokaj ish-kryekomunar demokrat, i cili renditet i treti në listën e PD-së është kushëri i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Martin Bibaj i cili mban postin e Presidentit të Federatës së Mundjes renditet i katërti, ndërkohë Luigj Gjergji njihet si aktivist i Partisë Demokratike, është drejtues i një shkollë profesionale ne Mirditë.

Forumi Rinor i Kurbinit përfaqësohet nga kryetarja Enkelejda Rica, ndërkohë djali ish-kryebashkiakut të Lezhës, Klajdi Reci mbyll listën e këtij qarku.

Lezha:
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Anton Frrokaj
Martin Bibaj
Prec Zogaj
Luigj Gjergji
Enkeleida Rica
Klajdi Reci

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: