Irfan Gjeçi, mjek herbalist popullor ishte sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24 ku ka ndarë këshilla të shumta me qytetarët për probleme të ndryshme shëndetësore.

Gjeçi tha se problematikat më të mëdha tek ne, janë goditjet në zemër, stresi, ngarkesat nervore.
“Mirë është që të përdorim barin e bletës, i cili ul tensionin. Mund të jetë shumë i mirë dhe për gjumë gjatë natës. Mund të përdoret tre herë në ditë.
Për problemet e zemrës na ndihmon dhe lule murrizi. Mbron muret e zemrës, aq më tepër në stinën në të cilën jemi ku enët e gjakut ngushtohen. Kjo kohë mund të quhet muajt e zemrës, duhet pasur shumë më kujdes. Duhen eliminuar disa ushqime, qumështi, djathi, ëmbëlsirat etj”, tha mjeku.

Ai theksoi se Argi plus është një tjetër suplement shumë i rëndësishëm, i sjellë nga shkencëtarët së fundmi që ndihmon shumë me zemrën.
“Heq dhe gërhitjen e natës. Speci djegës është po ashtu një ilaç shumë i mirë. Të pihet si çaj. Të zihet dhe konsumohet pasi nxit qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar kështu dhe zemrën.
Ka rënë miti që qumështi na bën mirë për kockat. Ai është i mirë, por nxit parazitët dhe ka efekte në procesin tretës, ngadalëson metabolizmin”, tha mjeku herbalist.

Sipas tij, për kockat, osteoporozën kockat e kaut, lopës janë shumë të mira teksa theksoi nevojën e përdorimit të vitaminës C.
“Vitamina C nuk prodhohet në organizmin tonë, ndaj është shumë e rëndësishme që ta marrim nga jashtë. Në qoftë se ne do përdorim 1 kg mandarina apo portokalli mund të marrim një sasi shumë të vogël të pamjaftueshme, ndaj duhet ta marrim si suplement.
Për kockat një vezë e fusim në një enë me lëng limoni, dhe e lëmë për 24 orë dhe ta pimë pasi ka përqindje të madhe kalciumi. Për 5-6 ditë vërehet ndryshimi. Nëse do e merrnim për 1 muaj do ishte e mrekullueshme”, tha mjeku Gjeçi.

Qytetarja: Jam 63 vjeçe, kam probleme me mitrën, më bie poshtë.
Mjeku Gjeçi: Duhet të përdorni vitaminën C, lulen e Kumakut, çajin virak, çajin e konopicës, çajra të ndryshëm, por duhet të ndiqeni dhe te mjeku specialist.

Qytetari: Kam shtrëngim zemre, kur më shkon tensioni 16, pi një ilaç. Pija një kokërr, tani pi 1 kokërr e gjysmë.
Mjeku Gjeçi: Duhet të përdorni çajin e murrizit, lulen e murrizit, pastron muret e enëve të gjakut. Duhet të përdorni majdanozin, një lugë speci i kuq djegës i zierë në 250 ml ujë. Kjo do të rrisë punën e zemrës.

Qytetari: Kam kolesterolin e lartë, çfarë mund të bëj doktor?
Mjeku Gjeçi: Për kolesterolin është shpika e shkencëtarëve amerikanë Argi plus. Mund të përdorni dhe çajrat e ndryshëm apo të zieni 4 tufa majdanozë, dhe më pas të shtoni në atë ujë kastravec, mollë jeshile dhe këtë ujë ta pini. Nuk përjashtohet vaji i farave të zeza, ose të lirit. Por edhe farat e gjembit të gomarit, që bëjnë mrekulli për mëlçinë.

Qytetar: Doktor unë kam 5 vjet që më djegin gishtërinjtë e këmbës dhe tabani nga poshtë.
Mjeku Gjeçi: Në rastin kur kemi djegien e gishtërinjve, ose dhe fryrjen e gishtërinjve duhen bërë analizat për acidin urik. Mund të mërrni 3-4 kokrra qepë, 2-3 hiudhra, ti shtoni kripë të zezë dhe uthull molle dhe të vendosni këmbët sipër. Heq dhimbjen e këmbëve dhe zbut këmbët. Duhet të keni kujdes dhe me ushqyerjen.

Qytetari: Kam gruan, i nxihen këmbët, shputat poshtë. Ka bërë analizat për zemrën, eko dopler. Kur zgjohet në mëngjes i ka të bardha, sa ecën 2-3 minuta ose rri në këmbë i nxihen.
Mjeku Gjeçi: Hithra punon mirë për enët e gjakut. Nuk duhet të lini pa përdorur hithrën në formë çaji, apo specin djegës. Mund të marrim 1 pako me spec djegës e ziejmë në 1 litër ujë dhe vendosim këmbët. Duhet të përdorë 2 herë në ditë çaj me spec djegës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb