Ajo ‘u zhduk’ papritur prej disa vitesh si nga rrjetet sociale ashtu edhe nga mediat rozë për të mos qenë më në qendër të vëmendjes me provokimet e saj të shpeshta. Por tashmë atë e shohim sërish. Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe me nofkën ‘Kallashi’ i është rikthyer rrjeteve sociale dhe vendit të saj të lindjes, Kosovës. Ndërsa në postimin e saj të fundit, kohë më parë, njoftoi se do të hiqte dorë nga kërcimi, tashmë i është rikthyer profesionit të saj. Por çfarë ka ndodhur me Kallashin që nga ajo kohë e deri më tani?

Në një intervistë për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, ajo rrëfen arsyet e largimit dhe të rikthimit në profesion dhe në Kosovë. Ka qenë e kërcënuar? Dikush e ka detyruar të largohet, apo ka qenë vendimi i saj? Për më tepër lexoni intervistën e mëposhtme…

Pas një shkëputjeje të gjatë u rikthyet në Kosovë? Çfarë projekti do të sillni?
Unë isha aktive në Zvicër. Kam bërë mbrëmje, koncerte, pastaj u ktheva në Kosovë, sepse kisha nevojë për pushim. Ndërkohë që tani jam duke punuar tek “Princesha Palace”.

Thatë se do realizonit një këngë dhe videoklip. Është bashkëpunim apo solo?
Po, kam klipin tim, i cili është duke u realizuar. Por do ketë dhe bashkëpunim tjetër.

Cila është arsyeja e shkëputjes suaj nga klubi “Cobra City” dhe mbyllja e gjithë rrjeteve sociale?
Unë kam mbaruar kontratën në “Cobra City”, kjo ishte dhe arsyeja pse u largova. Ndërsa për sa i përket rrjeteve sociale, ato më janë vjedhur, nuk i kam mbyllur. Pastaj kam arritur të rikthej ‘Snap Chat’ dhe ‘Facebook’, kurse ‘Instagramin’ nuk kam mundur ta rimarr.

A keni pasur ndonjë kërcënim nga ndonjë personazh i njohur që ju detyroi të largoheshit?
Kërcënime? Jo, skam pasur direkt nga askush. Thjesht kam dëgjuar, por nuk kisha askujt borxh dhe s’kam frikë kështu që u ktheva në Kosovë.

Thatë se do hapnit klubin tuaj në Zvicër. Do të jetë vetëm me kërcime ekzotike?
Po, do të rihapet dhe do jetë normal.

Do të ketë kërcimtarë apo edhe këngëtarë?
Jo, do jetë diçka normale. Do jetë ‘Shaisha bar’, nuk do ketë lidhje me kërcimin.

Si quhet klubi?
Ak47

Pse pikërisht ky emër? A ka një domethënie?
AK47 nënkupton emrin tim, Kallashi.

Intervistën e plotë e gjeni në Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: