“Do bëj çmos që në këto dy vite të promovoj vlerat e poezisë shqipe”! Me këto fjalë e priti Rudolf Marku shpalljen si poeti i parë laureat i vendit.
Tradita e nisur në Angli në shekullin e 17-të nuk duket se i përmbushi gjithë pritshmëritë në Shqipëri, ndikuar sa nga pandemia po aq nga faktorë të tjerë. Antologjia që botoi në fund ngjalli debat në Shqipëri dhe Kosovë. Por në përgatitjen për të zgjedhur poetin e ri,
Drejtoresha e qendrës së Librit ndalet te kriteret.
“Kriteri kryesor për poetin laureat ka të bëjë me cilësinë dhe arritjen që vargjet e tij kanë sjellë në skenën letrare shqiptare, vlerësimet e kritikës, fryma e re që përcjell, sigurisht që vepra e tij duhet të jetë e përkthyer në një gjuhë të huaj, duhet të jetë pjesë e aktiviteteve ndërkombëtarë. kandidatet që do të përzgjidhen nga komisioni i poetit laureat do ti nënshtrohen edhe pastërtisë së figurës. është shumë e rëndësishme që poeti apo poetja laureate të jetë një figurë e pastër”-tha Alda Bardhyli.
10 kandidatë për Poet Laureat do të përzgjidhen në fazën e parë, ndërsa poetja Sibel Halimi nga Kosova, kryetare e jurisë dhe botuesja Arlinda Dudaj nga Shqipëria japin detaje dhe u përgjigjen kritikave
Ajo çfarë është e rëndësishme kësaj radhe te poeti laureat, është që të ketë një frymë moderne të të shkruarit, ti përgjigjet nevojave dhe kërkesave të dinamikave të reja sociale, ne nëpërmjet poezisë, duam të promovojmë edhe lirinë e të menduarit, lirinë e të vepruarit’-tha sociologia dhe poetja, Sibel Halimi.
“ Duke shpresuar natyrisht që të bëjmë një zgjedhje të mirë që do të ngjallë konsensus por edhe nëse jo, do të çojë para një diskutim të rëndësishëm dhe do të ndihmojë padyshim letërsinë”-tha Arlinda Dudaj.
Titulli i Poetit Laureat i jepet një emri të konfirmuar dhe ndërsa bart përgjegjësi e vlerësim, përbën edhe sfidë për shkak të buxheteve dhe perceptimit të braktisjes së librit nga Lexuesi.