TIRANE

Nuk e ka fshehur kënaqësinë e të qenit edhe këtë vit fitues, por si kompozitor. Flori Mumajesi ka qenë ai që e ka shijuar shumë after party-n që organizohet çdo vit pas natës finale te “Kënga Magjike”.

Vjet, në 20-vjetorin e “Këngës Magjike”, fitoi çmimin e parë edhe si këngëtar, me këngën “Plas”. Sivjet ia qëlloi përsëri, por kësaj here ka meritë të madhe në sukses edhe këngëtarja Eneda Tarifa, një bishë e vërtetë e të kënduarit live dhe në nota të larta, aq sa dukej e pabesueshme se sa përfekte ishin notat e saj, njësoj si një studio.

Pra, dy artistë të shkëlqyer bashkuan forcat për të dhënë një këngë të merituar fituese. Gjatë after party-t, Flori dhe Eneda janë komplimentuar nga artistët. Ndërkohë, Flori ka preferuar të krijojë një intimitet disi gazmor me këngëtaren greke.

Maria Kiou ishte pjesë e finales me këngën “Mallon trelenomai”, këngë e cila u pëlqye shumë. Flori, duke përfituar edhe nga prezenca e paparazzit tonë, s’ka lënë vend pa e puthur Marian.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por nuk i ka kursyer përqafimet dhe puthjet as me koleget e tjera, si me Anxhela Peristerin, Fifin etj. Në after party vihet re mungesa e shumë këngëtarëve, të cilët ishin pjesë e natës finale. Madje, disa prej tyre nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura për festivalin dhe Ardit Gjebrean edhe në publik.
Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb