Erozioni po rrezikon rezervatin natyror në Rrushkull, por edhe Divjakën dhe Karavastanë. Emisioni “Vetting” në News24, referuar ekspertëve, tregon se 75 ha tokë në Rrushkull janë gërryer nga deti.

Referuar ekspertëve, në rezervatin natyror të Rrushkullit, deti avancon drejtë tokës deri në 2 metra në vit, një shifër është alarmante.

Në Divjakë ka ndodhur tërheqja e detit duke krijuar një brez ranor. Në këtë zonë vihet re mungesa e komunikimeve midis lagunës së Karavastasë dhe pjesës së detit. Këto kanale, mundësojnë shkëmbimin e ujit, njëkohësisht furnizimin e saj.

 Rezervati Natyror Rrushkull me një sipërfaqe prej 565 hektarësh është i rrezikuar gjithashtu nga erozioni. Specialistët thonë se brenda një periudhe jo shumë të gjatë kohore, janë gërryer 75 hektarë tokë nga deti. Bunkerët që shihen në brendësi të detit janë një tregues se erozioni ka përpirë sipërfaqe të mëdha toke. Situata në Rrushkull është shqetësuese jo vetëm për shkak të ritmit të erozionit, por edhe ndryshimi i vijës bregdetare. Në Rrushkull deti avancon drejtë tokës deri në 2 metra në vit, kjo shifër është alarmante. Një ritëm i tillë erozioni ndikon në definimin e vijës bregdetare edhe në humbjen e habitateve tranzitore të bregdetit’.

“Në zonën e Rrashbullit kemi vëne re që disa investime të vogla që kanë qenë aty kanë pësuar dëme infrastrukturore, si çarje të betonit apo zhytje të këtyre investimeve tashme në det, të cilat kanë shkuar dëm. Po kështu shikohet se mos ndërhyrja e faktorit njerëzor, të njësive vendore, apo institucioneve përgjegjëse, ka bërë që deti të zvogëloj sipërfaqen e rërës dhe të përparoj drejt tokave bujqësore,” shprehet eksperti i mjedisit Endri Haxhiraj

Divjaka dhe Karavastaja

Erozioni detar ka krijuar probleme në Divjakë dhe Karavasta. Në Divjakë ka ndodhur tërheqja e detit duke krijuar një brez ranor. Në këtë zonë vihet re mungesa e komunikimeve midis lagunës së Karavastasë dhe pjesës së detit. Këto kanale, mundësojnë shkëmbimin e ujit, njëkohësisht furnizimin e saj.

Gjatë verës, avullimi i ujit është shumë i lartë për shkak të temperaturave të larta, ky fenomen ka ndikuar që tokat të jenë më të kripëzuara në lagunën e Karavastasë, gjithashtu, ka dëmtuar florën dhe faunën.

Në këtë rast si zgjidhje, sugjerohet riaktivizimi i kanaleve të komunikimit midis lagunës dhe vijës bregdetare theksoi Ervin Toromani, dekan i Fakultetit të Pyjeve në Universitetin Bujqësor Kamëz, ndërsa shtoi se “në pjesën e Divjakës kemi një tërheqje të ujit dhe krijimin e një brezi ranor dhe kjo natyrisht ka krijuar disa probleme. Problemi i parë sipas studimit që ka kryer agjencia japoneze, ka qenë mungesa e komunikimeve midis lagunës së Karavastasë dhe pjesës së detit. Këto kanale janë shumë të rëndësishme përsa i përket lagunës, sepse bënë të mundur shkëmbimin e ujit dhe  njëkohësisht furnizimin e saj. Në situata të caktuara sidomos gjatë periudhës së verës ku procesi i avullimit të ujit, është shumë i lartë për shkak të temperaturave, kjo rrit kripëzimin në pjesën e lagunës, natyrisht ajo do të krijojë problem për pjesën e florës dhe faunës që ndodhet në të, dhe ky është një ndër problemet kryesore që projekti i “xhajkës” është ndeshur. Duhet të merren masa që të riaktivizohen këto kanale komunikimi midis pjesës së lagunës dhe pjesës së vijës bregdetare.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb