Ndoshta, nuk do të kenë nevojë për një kupë si ajo me “veshët e mëdhenj” që emri i tyre të mos kujtohet përjetë, pasi tashmë janë pjesë e historisë së këtij sporti.

Por, ndoshta, një trofe si Champions-i është më shumë prestigj sesa një fiksim dhe tashmë është bërë si çështje “mode” që një emër i madh ta ketë të paktën një herë në duart e tij, sepse shpeshherë ky trofe të dërgon edhe te fitimi i “Topit të Artë”.

E përditshmja spanjolle “As” ka publikuar, sipas një sondazhi, 10 ikona të futbollit europian e botëror, të cilët, edhe pse nuk e kanë fituar këtë kupë, janë dhe do të mbeten gjithsesi të paharrueshëm, shumë prej tyre të tërhequr, por ka edhe nga ata ende në aktivitet siç mund të jetë portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon.

Por ky i fundit, edhe nëse nuk do t’ia dalë, do të mburret me faktin se ka fituar një Botëror dhe gjithçka në Itali. E njëjta gjë edhe për Ronaldon, të cilit i mungon Champions-i, por jo Botërori dhe trofe të tjerë me klube të ndryshme.

Françesko Toti është gjithashtu një legjendë, gjermani Mikael Balak po ashtu (Toti e Balak kanë fituar Botërorin), apo për t’u rikthyer akoma më pas në kohë te futbollistë si Rud Van Nistelroi, Fabio Kanavaro, Pavel Nedved e deri te francezi Erik Kantona.

LISTA ME 10 IKONAT E MËDHA TË “AS”-it *

* Ronaldo Nazario Da Lima (i tërhequr në 2011-ën)

* Xhanluixhi Bufon (në aktivitet)

* Zlatan Ibrahimoviç (në aktivitet)

* Mikael Balak (i tërhequr në 2012-ën)

* Rud Van Nistelroi (i tërhequr në 2012-ën)

* Pavel Nedved (i tërhequr në 2009-ën)

* Denis Bergkamp (i tërhequr në 2006-ën)

* Erik Kantona (i tërhequr në 1997-ën)

* Fabio Kanavaro (i tërhequr në 2011-ën)

* Françesko Toti (i tërhequr në 2017-ën)/panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: