Kreu demokrat, Sali Berisha, nga Rruga e Elbasanit, u zhvendos te protestuesit te Bashkia e Tiranës.

Berisha tha se kjo mosbindje civile e juaja para Bashkisë së Tiranës do të rrezonojë për vite me rradhë si beteja më e vendosur për kthimin e shtëpisë së parë te qytetarët.

Berisha tha se protesta para Bashkisë do të vazhdojë derisa të nxjerrim jashtë Erion Veliajn.

Kreu demokrat tha se Tirana është në duart e qytetarëve si kurrë më pak. “Në Tiranë janë mbledhur nga e gjithë Shqipëria”, tha kreu demokrat.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb