Policia në Lushnjë ka arrestuar disa persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Kështu, në pranga ka rënë një shtetas, i shpallur në kërkim, pasi ishte përfshirë në një sherr masiv më herët. Një 39-vjeçar u arrestua, pasi ka rrahur vajzën e mitur. Në pranga ka rënë dhe një shtetas, që ka furnizuar automjetin me naftë e nuk ka paguar. Është arrestuar gjithashtu edhe një shofer, që ngiste mjetin pa patentë dhe mbante në makinë drogë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:

-kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim R. H., 33 vjeç, banues në Lushnjë. Gjykata e Fierit ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (aktualisht 2 të arrestuar, 1 në kërkim), më datë 13.08.2024, janë konfliktuar me sende të forta, për motive të dobëta, me 3 shtetas, në një lokal në Divjakë.

-arrestuan shtetasin K. I., 39 vjeç, banues në fshatin Zhamë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 23 vjeç, banues në fshatin Allkaj, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi vaji për automjete dhe ka furnizuar automjetin me karburant, por nuk ka kryer pagesën.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore:

-arrestuan shtetasin M. B., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. L., 69 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin A. A., këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: