Nick Pope, portieri i Burnley, nesër mund të startojë nga minuta e parë në portën e Anglisë në sfidën miqësore që këta të fundit do të luajnë kundër Holandës.

Por për portierin 25-vjeçar mbërritja deri në kombëtaren e ‘Tre Luanëve’ ka qenë një mision tepër i vështirë dhe me shumë peripeci. Britanikja “The Guardin” ka sjellë historinë e këtij gardiani i cili në të kaluarën ka punuar si shitës qumështi me qëllim që të mbante ekonomikisht familjen.

Karrierën e ka nisur tek akademia e Ipswich Toën, por drejtuesit nuk patën besim tek ai dhe vendosën ta shisnin tek Bury Toën, ekip që aktualisht militon në kategorinë e tetë.
pope
Këtë periudhë ai e shfrytëzoi për të vazhduar studimet, deri në momentin kur skuadra e Charlton shfaqi interes për të. Por fati e solli që të huazohej tek disa ekipe në kategoritë e ulëta. “Kuptohet që kur nuk të japin besim që kur je 16 vjeç është diçka e rëndë, fillon e humb shpresën, por ia vlejti për diçka pasi fillova studimet, kurse në kohën e lirë punoja si shitës qumështi, por kjo nuk më pengoi të luaja 150 ndeshje në nivelin amator” shprehet Pope kur tregon për fillimet e tij.
pope 1
“Një tjetër periudhë e rëndë ka qenë tek ekipi i Aldershot, pasi mu desh të kaloja gjithë ato sprova, për të arritur këtu jam, dhe në shtator të 2017 kundër Crystal Palace u lëndua portieri Tom Heaton dhe ja… erdhi rasti im.”

“Po shijoj momentin tim por tashmë ambiciet e mia nuk përfundojnë këtu, pasi dua të tregojë cilësitë e mia,”-shprehet Nick Pope.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: