TEPELENË– Kryeministri Edi Rama është ndalur sot bashkë me përfaqësues të kabinetit të tij qeveritar në Tepelenë, atje ku po zhvillon edhe një takim me qytetarët.

I pari që ka marrë fjalën ka qenë kryetari i Bashkisë së Tepelenës Termet Peçi, i cili nuk i kurseu lavdet për kreun e qeverisë. Teksa i drejtohej me fjalën ‘shoku’ dhe ‘komandant’, Peçi përmendi disa nga projektet që ka konkretizuar qeveria në Tepelenë, ndërsa e falënderoi Ramën publikisht.

“Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha. Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm tij. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama”, tha Peçi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: