Mirgit Vataj angazhimin e tij e ka patur të lidhur me aktivizmin shoqëror, por ai sot e sheh veten si pjesë të politikës. Nga aktivist i Shoqërisë Civile, Vataj është tanimë kandidat në 11 maj, në listat e hapura të PS në Qarkun e Tiranës.

Në studion e “Open”, Vataj u shpreh se PS synon të marrë një rezultat historik në Tiranë.

“Është një skuadër multidimensionale e cila me të vërtetë do të arrijë një rezultat që ndoshta nuk është marrë ndonjëherë në Tiranë. Objektivi i PS është ai që është dhe do të arrihet. Kjo ka më shumë rëndësi se sa ambicia ime personale. Jeta vazhdon edhe pas 11 majit”, tha ai.

Mirgit Vataj: Kur merresh me çështje sociale dhe lobon për kauza të ndryshme patjetër që ke të bësh me politikë. Politika adresohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe jeta e qytetarëve përmirësohet kryesisht me ligjet, kam lobuar gjatë gjithë kësaj kohe. Pra, në një farë mënyra jam marrë me politikë. Pse jo në listë të hapur? Për mua rëndësi ka që jam pjesë e kësaj skuadre, e shoh si çështje skuadre se sa çështje individuale. Nuk e shoh aspak si garë. Ajo që më intereson rezultati që do të marrë skuadra dhe secili prej nesh ka një rol për të luajtur. Dhe skuadra e PS ka larmishmëri të profesioneve, aktivistëve, të rinjve, eksperienca e cila gërshetohet me energjinë e të rinjve. Ndaj është një skuadër multidimensionale e cila me të vërtetë do të arrijë një rezultat që ndoshta nuk është marrë ndonjëherë në Tiranë. Objektivi i PS është ai që është dhe do të arrihet. Kjo ka më shumë rëndësi se sa ambicia ime personale. Jeta vazhdon edhe pas 11 majit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb