Prej pak ditësh në krye të Muzeut Historik Kombëtar, është komanduar Besmir Hysa. Daljet e tij në media ose aktivitete publike në detyrën e fundit janë të pakta.

Zyrtarisht, ai ka folur në cilësinë e drejtuesit në çeljen e një ekspozite në Elbasan mbi “Kongresi i Arsimit Mbarëkombëtar Shqiptar” ndërsa sot, Muzeu Kombëtar në faqet zyrtare ka postuar imazhe të Hysës në një takim zyrtar me dy përfaqësues të UNOPS, që po implementojnë projektin restaurues të Muzeut Kombëtar, financuar nga Bashkimi Europian.

Përmes një komunikimi me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, mësohet vetëm se Hysa është i komanduar, por jo procesi përmes të cili u arrit te emri I tij.

Më herët, Hysa ka qenë administrator i Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë.

Whatsapp Image 2024 10 08 At 16.57.39
Whatsapp Image 2024 10 08 At 16.57.39

Kujtojmë që prej muajit Mars, Muzeu Historik Kombëtar është i mbyllur dhe deri më tani ministria nuk ka dhënë asnjë sqarim se sa zgjat procesi i restaurimit, cilat janë fazat që do kalojë, ndryshimet që do të bëhen dhe se si do të funksionojë muzeu gjatë kësaj kohe. Muzeu u mbyll pa sqarim për publikun apo mediat, por vetëm përmes një njoftimi për agjencitë turistike.

***

Besmir Hysa është lindur në Elbasan, në Gusht të vitit 1985. Ai ka mbaruar studimet e larta për Arkitekturë në Qipron e Veriut, Universitet Amerikan. Gjatë këtyre viteve ka kryer nje sërë trajnimesh brenda dhe jashtë vendit në fushën e menaxhimit, planifikimit dhe lidershipit.

Prej muajit Gusht 2024, ai mban postin e Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar (i komanduar).

Përpara kësaj detyre ka mbajtur postin e Këshilltarit të Ministrit të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, i cili ka ndjekur një sërë procesesh të rëndësishme.

Nga tetori i vitit 2018 ka mbajtur postin e Administratorit të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë sh.a, Institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Gjatë drejtimit të kësaj shoqërie, u arrit që performanca e saj financiare nga problematike të ishte ndër më të mirat nga shoqëritë në varësi të Shtetit Shqiptar. Gjithashtu gjatë këtyre viteve është përmirësuar teknologjia si dhe hapësira vepruese e kësaj shoqërie, ku mund të theksohet dhe kalimi i shtypjes së Pullave Fiskale nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë sh.a

Nga gushti i vitit 2016 iu bashkua Bashkisë Tiranë si kordinator në zbatimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, ku vlen të përmendet ndjekja dhe zbatimi me sukses i bulevardit të ri të Tiranës, unazës së vogël si dhe një sërë projektesh të tjera.

Nga shkurti i vitit 2014 iu bashkua Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, si Drejtues i Sektorit të Terrenit, dhe i Sektorit të Hartografisë ku për herë të parë u arrit hapja e zyrës së Legalizimeve në Qytetin e Kamzës si dhe realizimi në masë i Legalizimeve në këtë Qytet.

Pergjatë viteve ka ushtruar profesionin e Arkitektit në Kompani të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: