Roko Vata është bashkuar me skuadrën e Uatford. Klubi anglez i Çempionship ka siguruar firmën e talentit shqiptar, i cili vjen nga të rinjtë e Sëlltikut.

Djali i ish-futbollistit të Shqipërisë, Rudi Vata, ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për 4 sezone. Për 19-vjeçarin, ky transferim shihet si një “trampolinë”, për karrierën të cilën lojtari synon. Vlen të theksohet se Vata është impenjuar në 5 ndeshje me Irlandën U19, ndërsa ka realizuar 2 gola në 1 ndeshje të Irlandës U21.

Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij te Uatford, në sezonin  e ri të kampionatit anglez. Një problem më vete mbetet edhe konkurrenca e madhe, në një skuadër të mbushur me elementë cilësorë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb