Prokuroria e Posaçme pritet t’i komunikojë sot akuzat ish-kryeministrit Sali Berisha, njëherazi edhe kreu i PD-së, si dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha pritet të paraqitet në SPAK mesditën e së mërkurës, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi, dy orë më pas, pra rreth orës 14:00.

Ndërkohë, demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste.

Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

 

Mbetet për t’u parë se sa kohë do t’i duhet SPAK-ut për të mbyllur plotësisht hetimet mbi dosjen “Partizani” dhe për t’ia dërguar GJKKO për gjykim, por burime për BalkanWeb bëjnë me dije se SPAK është drejt mbylljes së hetimeve.

Akuzat që SPAK ka hetuar për Berishën dhe dhëndrin e tij janë nga shpërdorimi i detyrës, te korrupsioni, pasuria, pastrimi i produkteve të veprës penale.

Prej dhjetorit 2023, Berisha ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi më parë shpërfilli masën e detyrimit të paraqitjes të vendosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb