“Pogba i thotë po Barcelonës”. Ky është titulli kryesorë i të përditshmes spanjolle “Sport”. Katalanasit ushqejnë shprese për të pasur në “Camp Nou” mesfushorin francez në 2016 pas takimit pozitiv që kishin një muaj më parë me agjentin e tij Mino Raiola. Klubi blaugrana do të ishte skuadra ideale për Pogba, dëshira e tij për të luajtur me Messin në skuadër d bëhej realitet. Në shtëpinë e Barcelonës janë shumë optimistë që kjo marrëveshje do të mbyllet me sukses, të paktën kështu raporton “Sport”. Juventus për momentin e ka bërë një sforco ekonomike duke refuzuar një ofertë prej 80 milion euro të ardhur nga Barcelona, por nga ana tjetër Psg dhe Man.City janë të gatshëm të bëjnë çmenduria për të bërë për vete talentin francez. City ka një ofertë fantastike për vetë lojtarin: 250 mijë sterlina në javë, 17-18 milion euro neto në sezon. Pritet që e ardhmja e Pogba-s të jetë më e qartë pas finales së Berlinit, me Barcelonën që qëndron në majën e dëshirave, të paktën duke iu referuar spanjolles“Sport”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb