Një metamorfozë 360 gradë. I tillë është qëndrimi i institucioneve të qeverisë “Rama” në lidhje me Prestige Resort, i cilësuar nga politika para gushtit të këtij viti si ‘Perla e Adriatikut’. Duke u kthyer pas në kohë, Prestige u bë streha e parë për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 2019-ës, ku qindra persona mbetën të pastrehë.

Plot 130 persona qëndruan në këtë resort elitar, i cili i mikpriti me shumë dashuri, duke i ofruar një strehë të ngrohtë. Por ky akt solidar nuk ishte i fundit.

Pikërisht në gusht të vitit të kaluar, ky resort priti shumë emigrantë afganë që i shpëtuan regjimit të egër të talebanëve në vendin e tyre. Asokohe, kryeministri Edi Rama teksa vizitonte afganët, nuk i kurseu lëvdatat ndaj ‘Prestige Resort’.

Resorti, që sot është kthyer në një vend krimi, ku paligjshmëria vijon të mos marrë për bazë se ajo godinë është me leje që prej vitit 2016, ironia qëndron te fakti se çfarë e bëri Ramën që të ndryshonte qëndrim për atë dokument që mban edhe firmën e tij. Eventet kulturore dhe organizimet e shumta të qeverisë, tashmë sot ia kanë lënë vendin rruspave të IKMT-së që shembin investimin miliona euro, një nga atraksionet më të mëdha të Adriatikut për turistët vendas dhe të huaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: