Daio Silva, sulmuesin kokëbardhë të Malagas të gjithë të apasionuarit e futbollit duhet ta mbajnë mend. Uruguajani, që me fanelën e Kombëtares ka luajtur 49 ndeshje duke shënuar 14 gola, është rikthyer në kujtesën e tifozëve pas një lajmi që i ka lënë të gjithë gojëhapur.


Silva
Silva

Ish-sulmuesi in Kajliarit në Serinë A dhe Malagas në La Liga, sot punon kamarier në qytetin bregdetar. 46-vjeçari, që ka shënuar 114 gola në karrierën e tij si profesionist, ka rrëfyer më mediat spanjolle fatkeqësitë që e kanë mbërthyer në jetë, menjëhërë sapo la futbollin.


“Lashë futbollin në vitin 2006, pasi mësova se babait tim i kishin mbetur edhe 3 muaj jetë. Më pas pësova një aksident, ku pata probleme me këmbën dhe mjekët bënë art, duke mundësuar lëvizjen time sërish. Aktualisht punoj si kamarier, pasi menaxherët më kanë marrë thuajse gjithçka”, tregon Dario Silva.

(Balkanweb)