TIRANË

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, emri i së cilës u përmend sot nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili theksoi se ka vënë në dijeni në lidhje me “çështjen e fikjes së radarëve” foli pa dorashka në rubrikën “opinion” në News 24, ndërsa tha se PS-ja çështjen e Tahirit e ka lënë tashmë në dorën e drejtësisë.

Ajo tha se PS ka bërë një veprim, të cilin ndoshta forcat e tjera politike nuk do ta kishin bërë dhe e gjitha kjo ka ardhur për respektim të rregullave ligjore. Ish-ministrja komentoi edhe sinjalet pozitive të artikuluar sot nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila tha se partia e saj është e gatshme të shkojë në zgjedhje.

Pjesë nga biseda:

Si e shihni pozicionin e zotit Tahiri?

Kodheli: Ne si forcë politike ia kemi lënë në dorë këtë gjë drejtësisë. Kemi bërë edhe gjëra që mbase një forcë tjetër politike nuk do të kishte bërë  kurrë të njëjtën gjë. Shpresoj shumë që drejtësia të jetë e drejtë dhe procesit t’i shkohet deri në fund.

Jeni të vendosur për shkakrimin e Metës:

Kodheli: Si maxhorancë ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund dhe mendoj se këtë do ta bëjmë në zbatim të ligjit. Opozita ka bërë një gafë të madhe duke u larguar nga Kuvendi. E kanë kuptuar vonë se ajo ishte një gafë.  E ka bërë me pavetëdije, por nëse e ka bërë me vetëdije, kjo është shumë e dënueshme. Ky është një hap i mirë. Nuk e kemi frikën e përballjeve elektorale. Është populli që do të gjykojë në fund të ditës, por duhet të ketë rregulla demokratike të respektuar nga të gjithë. Përballja na rrit përgjegjësinë për të punuar më mirë.

A ka shenja për dialog?

Kodheli: Do kisha uruar realisht që fjala dialog mos të ikte asnjëherë nga tryeza. Është sistemi që kemi zgjedhur dhe duhet të largohemi çdo ditë nga dhuna.  Jeta është e stresuar edhe pa pasur nevojë të ngarkohemi me ngarkesa politike. Jam “po dialog, gjithmonë dialog”. Ne nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Qytetarët shqiptarë kanë dalë nga një regjim shumë i rreptë. Kanë dalë në Europë dhe dikush ka gabuar se ka qenë 18 vjeç. Ditën kur plotëson gabim formularin, je i destinuar të të dënojë ligji. Ligji është i ashpër, ai i duhej shoqërisë sonë që ishte molepsur shumë në këto 30 vite. Pa dashur të jem puritane. Ligji është i ashpër dhe ky ligj duhej bërë. Përgjegjësia është personale.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: