Përtej rezultatin 2-0 në favor të Belgjikës në ndeshjen e vlefshme për vendin e 3 dhe të 4 në Botëror kundër Anglisë, ne po ju sjellim disa detaje që nuk u panë nga ndeshja.


Çorapet e veçanta të Ashley Young- Para ndeshjes pati një takim të Januzajt, ish-futbollist i Manchester United, me disa lojtarë aktual të këtij klubi te kombëtarja e Anglisë.


ypong


Danny Welbeck, Jesse Lingard, Adnan Januzaj dhe Marcus Rashford pas një bisede ndërmjet tyre nisën të qeshnin me Young për shkak të çorapave që kishte veshur.

joung

Belgjikë-Angli–Janë skuadra që ndeshen për herë të dytë në një Botëror me njëra-tjetrën që prej vitit 2002. Në atë kohë Turqi-Brazil luanin në grupe dhe gjysmëfinale.

belgjike angli

Gjyqtarët– Shumë vëmendje kanë tërhequr edhe gjyqtarët iranian. ‘Stretching’ para ndeshjes ishte unikal, ata u lidhën me njëri-tjetrin duke kryqëzuar gishtat.

gjyqtaret]

Panamaja dhe Egjipti— Anglia iu bashkohet këtyre 2 skuadrave si 3 ekipet që kanë humbur 3 ndeshje në Botëror.

3 ekipet

Danny Rose— Mbrojtësi i Anglisë kishte zgjedhur një modelim interesant të getave. Kjo sepse krijohet mundësia për të zvogëluar tensionin tek muskujt.

danny rose

Thomas Munier– Mbrojtësi bëhet lojtari i 10 i Belgjikës në këtë Botëror që gjen rrugën e rrjetës.

munier

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb