DIBËR

Moti i keq me reshje shiu ka prekur pjesën më të madhe të vendit. “BalkanWeb” mëson se rrëshqitjet e gurëve në rrugën Burrel-Milot nga shiu i dendur ka penalizuar qarkullimin normal të mjeteve.

Gjithashtu nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës janë shoqëruar me rrëshqitje e gurësh deri pranë tunelit të Shkopetit. Kjo është reflektuar edhe në bllokimin e qarkullimit të mjeteve, ndërsa aktualisht në aksin rrugor Burrel-Milot lëvizja bëhet vetëm në një sens.

Probleme të mëdha janë shfaqur edhe në Lezhë dhe Krujë, ku reshjet e dendura të shiut  rrezikojnë të përmbytin edhe shtëpi baninim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb