Nga ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë, ku ndodhej edhe kryeministri Edi Rama, Presidenti i Turqisë Rexhep Rajip Erdogan, kërkoi një reagim të përbashkët ndaj asaj që e konsideroi si sulmet barbare izraelite ndaj popullit palestinez.
Erdogan tha se janë mbi 50 mijë vellezër tanë palestinezë që janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza.
“Qeveria izraelite vazhdon sulmet barbare në Palestinë, sulmoi tregjet, shkollat, spitalet dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij agresive në drejtim të Libanit.
Është një detyrim i moralit dhe ndërgjegjes sonë njerëzore, për të gjithë ata që kanë zemër, që të reagojnë kundër terrorizmit shtetëror që aplikohet nga Izraeli në Palestinë.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjtë që të ndërhyjë ndaj këtij gjenocidi”, tha Erdogan.
Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti turk tha “shpresoj që xhamia e Namazgjasë të jetë e hajrit të sjellë dobi për myslimanët shqiptarë dhe ato të Ballkanit”.
Pjesë nga fjala e Erdogan:
“Janë 50 mijë vëllezër tanë të pafajshëm palestinezë të cilët kanë rënë martirë, shehidë, janë vrarë në sulmet e Izraelit si dhe mbi 100 mijë janë plagosur. Janë bombarduar xhami, kisha, shkolla, universitetet dhe vendet e pazarit të tregut apo të punës ku ata ushqeheshin. Qeveria izraelite vazhdon sulmet e saj barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve si dhe të moshuarve në Palestinë dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese, barbare, agresive në drejtim të Libanit.
Është një detyrim i moralit, i ndërgjegjes tonë njerëzore për të gjithë ata që ndjejnë, kanë zemra, të qëndrojnë kundra terrorizimit shtetëror për të cilën aplikohet nga Izraeli në Palestinë.
Qeveria e Izraelit dhe e Netanyahu ka treguar serish se nuk ka ndërmend të vendosë paqen atje në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke e sulmuar dhe shtetin e Libanit.
Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë dhe një herë dua t’i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar nga ky vend i shenjë, nga këtu edhe një herë ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe ne nga ana tjetër duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët. I ndodhur brenda këtyre mendimeve dhe ndjenjave i lutem Allahut Xheleshanuhu të gjitha adhurimet, duatë, që do bëhen në këtë xhami të pranohen tek i madhi Zot. Shpresoj që xhamia jonë e Namazgjasë të jetë e hairit, të sjellë dobi për myslimanët shqiptarë, për myslimanët e mbarë Ballkanit”.
“.
(BalkanWeb)