VLORË

Policia e Vlorës ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla duke arrestuar në Jug një 37-vjeçar nga Tirana.

Sipas të dhënave zyrtare, Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Dhërmiu”.

Në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 37-vjeçarin nga Tirana A.K. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb